Maqedoni

Javën e ardhshme korrigjohen disa çmime, Bekteshi: Raportohen çmime më të larta në dogana

07.04.2023 16:11

Javën e ardhshme do të ketë korrigjime të disa prej çmimeve pasi është konstatuar se importuesit...

Javën e ardhshme do të ketë korrigjime të disa prej çmimeve pasi është konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë doganore, thekson ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij mbeten çmimet e ngrira për pemët dhe perimet, të cilat nuk duhet të kalojnë mbi 100 denarë. Pas takimit me anëtarët e odës ekonomike, të cilët merren me importin e pemëve dhe perimeve, Bekteshi tha se u dakorduan që deri javën e ardhshme në fuqi të jenë çmimet të cilat janë të përcaktuar me vendim të qeverisë.
 
“Bëhet fjalë për 11 produkte të cilët janë të vendosura në vendim. Do të ketë një koreksion shumë të vogël të martën në qeveri duke u bazuar në drejtorinë e të dhënave nga 28 marsi deri në ditën e sotme, ka një rritje çmimesh të cilët deklarohen nga ana e importuesit në doganë, që është një shenjë e mirë që ne e kemi konstatuar.”, - deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi: Nuk mungojnë faturat fiktive
 
Ministri Bekteshi tha se nuk mungojnë faturat fiktive dhe kjo ka ndodhur me muaj të tërë.
 
“Në të kaluarën, se ka fatura të cilët në një lloj mënyre janë fiktive ajo ka ndodhur me muaj të tërë. Drejtoria e të hyrave publike e të dhënave, inspektorati i tregut të vazhdojnë me kontrolle. Edhe në të kaluarën në kohë krize, por edhe në përgjithësi, nuk do të lejojmë që të ketë konkurrencë jolojale  nga subjektet juridike apo kompani në vendin tonë, në veçanti t’u bëhet konkurrencë jolojale bujqve apo sektorit të bujqësisë ë përgjithësi.”, - theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Ministri Bekteshi, gjithashtu  për faturat fiktive për importin e pemëve dhe perimeve tha se që do t'i dorëzojë në të gjitha institucionet kompetente, por edhe se do t'i publikojë për të nxitur institucionet të veprojnë. Bekteshi  kërkoi nga institucionet kompetente që të hetojnë dhe theksoi se dënimi për evazion fiskal është mbi 10 mijë euro pasi është vepër penale.
 
REJHANE BUSHI METAJ