Maqedoni

150 vjetori i hekurudhave në RMV, punëtorët e hekurudhave në grevë

07.04.2023 16:55

Punëtorët e hekurudhave vazhdojnë me grevën....

Punëtorët e hekurudhave vazhdojnë me grevën. Sindikata kërkon rritje 30% të pagave, pagesën e pjesës së dytë të pagës së shkurtit dhe pagesën e punës së natës për konduktorët, punësimin e 40 makinistëve dhe përmirësimin e kushteve të punës. Drejtori i përgjithshëm i hekurudhave njofton se do te ketë zgjidhje. Lokveneci është i vetëdijshëm për problemet e trashëguara, por premton se me Korridorin e ri 8, Maqedonia do të jetë një Bosfor kontinental.
 
“Duke lidhur rajonin e Detit Mesdhe, përmes Adriatikut dhe Durrësit, me rajonin e Detit të Zi drejt Burgasit dhe Varnës, ne në fakt po ndërtojmë Bosforin kontinental në Evropë, kjo është ajo që i duhet këtij vendi dhe këtyre qytetarëve për të rikthyer rëndësinë dhe për të mund të funksionojë më tej në drejtim të ëndrrave më të mëdha.”, - deklaroi drejtori i hekurudhave në RMV, Hari Lokvenec.
 
Me Korridorin 8 po ndërtojmë një të ardhme evropiane, tha zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Bytyqi, duke theksuar qëndrueshmërinë ekonomike të trafikut hekurudhor.
 
“Ky investim për kompanitë tona nënkupton tregje të reja evropiane nëpërmjet transportit më ekonomik, vendos një lidhje rajonale me portet e Burgasit dhe Varnës në Bullgari dhe së shpejti Durrësin në Shqipëri, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë tonë, por edhe për bashkëpunimin në rajon.”, - theksoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Në 150 vjetorin e hekurudhave, hekurudhat e vendit po përballen me probleme të shtresuara. Trenat nuk qarkullojnë, kurse infrastruktura është e vjetërsuar.
 
SEDAT SELIMI