Maqedoni

Dy ditë pa rrymë në Gërçec, banorët në protesta para EVN-së

07.04.2023 18:45

Banorët e fshatit Gërçec të komunës së Sarajit kanë protestuar para objeketit të EVN-së në “Gjorçe Petrov”...

Banorët e fshatit Gërçec të komunës së Sarajit kanë protestuar  para objeketit të EVN-së në “Gjorçe Petrov”, për shkak se prej dy ditësh  Gërçeci nuk ka energji elektrike. 
 
Banorët ankohen se në këto ditë të ftohta kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërsa kanë edhe vështirësi në përgatitjen e iftarit dhe syfyrit në muajin e Ramazanit. Ata paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do t’i bllokojnë disa udhëkryqe në “Gjorgje Petrov”. Por, nga EVN thonë se ndërprerja e rrymës ka ardhur si pasojë e një defekti. 
 
Ky defekt nga i cili i gjithë fshati mbeti pa rrymë, ka ndodhur prej dje në orën 8 të mëngjesit, ndërsa nuk po arrijnë të sanojnë defektet, për shkak se punëtorëve në terren u pengohet qasja tek pajisjet e rrymës, thonë nga EVN. “Ky defekt është pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve.
 
Trafostacionet mbingarkohen dhe dëmtohen, si dhe pajisjet e tjera energjetike, e si rezultat shfaqen defekte serioze. Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë mënjanimit të defekteve dhe kryerjes së aktiviteteve teknike në këtë fshat, pengohen nga ana e banorëve dhe shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike.”, thonë nga EVN.