Maqedoni
Ambasadorja e re gjermane Drexler do të mbështesë RMV-në në rrugën drejt BE-së
07.04.2023 19:07
Në Shkup ka filluar me punë ambasadorja e re e Gjermanisë, Petra Drexler...

Ajo nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se do të mbështesë vendin në rrugën drejt BE-së.
“Ngrohtësia me të cilën jam pritur këtu në Maqedoninë e Veriut është shprehje e respektit të madh për Gjermaninë. Kjo lidhje e ngushtë me Gjermaninë dhe Evropën është misioni dhe detyrimi im: Do të angazhohem me të gjithë energjinë time për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit të ngushtë midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, me të gjitha mundësitë e mia.”, shkruan ambasadorja e re gjermane Drexler.
