GPK: Maqedonia e 117-ta në listën e lirisë së mediave
Në rang-listën e re për liri të mediave të Organizatës “Gazetarë pa kufi” (GPK), në vitin 2015 Maqedonia ka arritur të renditet në vendin e 117 nga 180, i cili është numri i përgjithshëm i vendeve...

Me ç’rast, Maqedonia ka shënuar përparim, duke lëvizur për 6 vende më lartë, por situata mbetet ende e keqe. Gjendja në media nuk përkeqësohet vetëm në Maqedoni, por në të gjithë Botën.
Në raportin e Organizatës “Gazetarë pa kufi” është shënuar që gjendja në mediumet e Maqedonisë është ende mjaft e keqe, ndërsa vitin e karakterizoi keqpërdorimi i legjislacionit në lidhje me shpifjet dhe reklamimet shtetërore të motivuara politikisht.
Maqedonia ka arritur radhitjen më të keqe në historinë e saj në vitin 2014, në të cilën arriti vendin e 123-të. Por edhe këtë vit, shteti ynë mbetet në rendin e shteteve më keq të plasuara, si Taxhikistani, Katari, Afganistani, Algjeria etj.
Maqedonia mban vendin më të keq në rajon, ndërsa më afër e ka Malin e Zi në vendin 114-të, Bulgarinë në vendin 106-të, Greqinë në vendin e 91.
Përkeqësimi i gjendjes së Maqedonisë në këtë rang-listë ka filluar nga viti 2009, ku humbi vendin e respektueshëm të listës, vendin nën numrin 34.
Në krye të listës, sipas lirisë së mediave, mbetet Finlanda, përpara Norvegjisë, Danimarkës, Holandës dhe Suedisë.
Gjermania u zhvendos dy vende dhe tani është pozicionuar në vendin e 12-të. Në fund të listës, si zakonisht, mbeten Eritrea, Republika Demokratike e Koresë, Turkmenistani dhe Siria.
SANIJE KASAMI
