Maqedoni
Gjuajtje më armë zjarri në Shkup: Një i plagosur, dy të tjerë më lëndime fizike
07.04.2023 21:19
Një ngjarje me përleshje me armë ka ndodhur në Bit Pazar të Shkupit...

Të përfshirë në këtë ngjarje janë tre persona të moshës 17, 20 dhe 23 vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sonte rreth orës 18 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik, dhe menjëherë pas kësaj nga Qendra Mjekësore "Shën Naum Ohridski" është raportuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar A.B. (20) i lënduar me armë në dorën e djathtë si dhe AB (23) me lëndime nga mjet të fortë dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik. Po merren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB.
