Ngrirja e çmimeve, Dauti: Të hiqen tarifat doganore

08.04.2023 13:54

Përfitime afatshkurtura apo pasoja afatgjate....

Përfitime afatshkurtura apo pasoja afatgjate mbi industrinë ushqimore do të shkaktohet nga ngrirja e çmimeve kjo mbetet të shihet. Qeveria thotë se me këto masa po mbron interesin e konsumatorëve, por afaristi Xhemail Dauti vlerson  se internevenimet në treg nuk janë të këndshme për biznesin.

Sipas tij se deri tek çmimet e volitshme mund të arrihet vetëm nëse shteti heq dorë nga tatimet dhe doganat, ndërsa nese ndonjë kompani e shfrytëzon situatën është shteti ai cili nëpërmjet instrumenteve të tij mund ta parandalon një gjë tillë.

“Efekti i këtyrë masave nuk besoj se do të jetë i pritshëm siç mendohet. Duke pasur parasysh se tregu i lirë ka një kufizim të madh ku  mielli ka 50 % doganë, pemë- perimet 60 % doganë, duhet  të hiqen doganat që  dhe çdo kush të mund të importojë dhe tregu vet do të rregullohet. Nëse ka përfitme për shkak të situatës, dhe  ndonjë nga afaristët apo tregtarët e shfrytëzon është komisioni për mbrojtjen e konkurencës ai  që duhet të intervenojë nëpërmjet instrumeve të tyre ku  mund të konfiskon fitimin e realizuar” – tha afaristi Xhemail Dauti.

Ngrirja e çmimeve, Dauti:Në muajt e ardhshëm, stabilizim i çmimeve

Dauti gjithashtu  shton se nga ajo që po vërehet në treg është se në muajt në vazhdim mund të presim stabilizim të çmimeve të produkteve të konsumit.

“Veçmë kanë filluar ulja e çmimeve, si dhe të transportit ndërkontinetal kështu që besoj se diku në vjeshtë duhet të normalizohet kjo situatë ndoshta edhe më herët në korik apo gusht mund që çmimet të jenë në një nivel të tolerushëm flasim   për produktet e konsumit të gjërë ku ne jemi më të informuar me siguri se do të ketë edhe një rrjet tjetër të produkteve” – tha afaristi Xhemail Dauti.

Në rast se qeveria me të vërtetë dëshiron të ndihmojë konsumatorin Dauti thotë se këtë mund ta bën nëpërmjet masave sociale siq jane edhe  vauqerët, masë e cila mund ti ndihmojë edhe prodhuesit vendorë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)