Ngrirja e çmimeve, inspektorët në terren
Inspektorët e Insepktoratit Shtetëror të Tregut...

Inspektorët e Insepktoratit Shtetëror të Tregut po zbatojnë një aksion të gjërë në të gjithë territorin e vendin pë të kryer kontrollin e importuesve të perimeve dhe frutave.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe të të Ardhurave Publike, inspektorët janë të pranishëm në zonën e Shkupit, si dhe në tregun e ashtuquajtur "Kvantashki", si dhe te importuesit me shumicë në Strumicë, Dibër dhe qytete të tjera.
Goran Trajkovski, Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ka bërë të ditur se në rast se inspektorët konstatojnë shkelje të vendimeve, do të shqiptohen dënime që parashikohen nga Ligji për Tregti.
“Inspektorati Shtetëror i Tregut, në një aksion të koordinuar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Administratën e të Ardhurave Publike, që nga orët e para të ditës së sotme po kryen inspektime te importuesit e pemëve dhe perimeve në të gjithë territorin e RMV-së. Disa nga kontrollet kanë përfunduar, disa janë ende në vazhdim. Për rezultatet e kontrolleve do t'ju informojmë gjatë javës së ardhshme” – tha Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka marrë vendim që tregtarët dhe importuesit që shesin pemë dhe perime të blejnë dhe shesin 70 për qind të sasive që kanë shitur në janar dhe shkurt.
Ministri Bekteshi bëri të ditur se çmimet nga java e ardhshme mund të kenë rritje ose ulje të lehta, por tha se assnjë produkt nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë.
Vendimi i Qeverisë synon të kontrollojë rritjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve në treg, duke siguruar që çmimet të qëndrojnë brenda kufijve të arsyeshëm dhe të ndihmojnë konsumatorët.
Nga IShT gjithashtu njoftuan se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme. (Sedat Selimi, TVM2)
