Maqedoni
Evakuohen nxënësit, shkas bomba për ushtrime në SHF “Bllazhe Koneski”
12.02.2015 15:53
Pas një alarmi për bombë në ndërtesën e Shkollës “Bllazhe Koneski” në lagjen Aerodrom të Shkupit, paraditen e sotme është bërë evakuimi i nxënësve, por bombat kanë rezultuar të jenë të parrezikshme...

Bombat e gjetura në hapësirat e bodrumit të shkollës ishin bomba shkollore për trajnim, ka deklaruar drejtori i shkollës, Rade Zhergarec, i cili ka sqaruar se duke e pastruar bodrumin e shkollës, nxënësit kanë gjetur një çantë me dy bomba.
“Menjëherë thirrëm policinë dhe i evakuuam fëmijët. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për bomba shkollore dhe të parrezikshme”- deklaroi drejtori i SHF “Bllazhe Koneski”, Rade Zhergarec.
“Rreth orës 11 e 10 minuta, nga Shkolla Fillore “Bllazhe Konevski” u njoftua në SPB-Shkup se nga ana e nxënësve në hapësirat e bodrumit të shkollës janë gjetur dy bomba dore. Pas daljes së ekipeve të MPB-së në vendin e ngjarjes u konfirmua se bëhet fjalë për dy bomba shkollore për trajnim”- theksuan nga MPB.
Drejtoria e shkollës konfirmoi se pasi policia konfirmoi se bombat ishin të parrezikshme, pas një ore fëmijët janë kthyer përsëri në mësim.
GYLTENE SINANI
