Ndryshimet kushtetuese, VMRO s’do të marrë pjesë në grupin e punës
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ripërsëriti se nuk do të marrë pjesë në grupin e punës, që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese.
Sipas tij, pjesmarrja në grupin e punës, në këtë fazë, është e pakuptimtë dhe se pushteti dëshiron ta politizojë procesin.
“Duan ta politozojnë procesin, ja edhe një herë publikisht e përsëris qëndrimin tim dhe më nuk do të merrem me këtë temë. VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjese në punën e Komisonit të cilën, e formon Ministria e Drejtësisë dhe ka për qëllim të punojë në amandamentet që janë të nevojshme për ndryshimet Kushtetues.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Alternativa: Fillimisht konsensus politik
Edhe nga partia politike, Alternativa, refuzojn ftesën për të marrë pjesë në debatin e grupit të punës që ka të bëjë më ndryshimet kushtetuese.
Nga kjo parti, kërkojnë fillimisht konsensus politik që ka të bëjë me kërkesën e tyre për amandamentin kushtetues për korrupsionin politik dhe mos vjetërsimin e lëndëve korruptive për funkionarët, si kusht për të marrë pjesë në këtë grup të punës.
“Po sqarojmë se AlternAtiva nuk do të marrë pjesë në një grup të tillë pune. Arsyeja e këtij vendimi është se për ne nuk mund të ketë grup pune për t’i hartuar ose përgatitur ndryshimet kushtetuese derisa nuk kemi konsensus politik ndërmjet partive politike për t’i mbështetur këto ndryshime, përmes të cilave duhet të hapet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.” – u shpreh Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirja Ibraimi.
Ndërkohë, edhe nga Lidhja Demokratike kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në grupin e punues për ndryshimet kushtetutuese.
Vlerësojnë se para fillimit të procedurës për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është e nevojshme që nga Bullgaria të sigurohet reciprocitet. Mospjesmarrejen në grupin e punës për ndryshimet Kushtetuese e ka paralajmëruar edhe paritia politike e Majta. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
