Parku Kombëtar, Mali Sharr: Ibrahimi: Kemi pëlqim për planin e menaxhimit

08.04.2023 15:14

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova...

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka  nënshkruar dokumentet për Menaxhimin e Parkut Kombëtar, Mali Sharr.

Shukova i dha dritë të gjelbërt që me parkun kombëtar deri më 2031-shin të menaxhojë Drejtoria e Parkut Kombëtar.

Drejtori i këtij parku Ibrahim Dehari, tha se ky plan është shumë ambicioz dhe mbron biodiversitet, florën dhe faunën.

“Ne tani kemi pëlqimin nga Ministria e Mjedisit  për  miratimin e menaxhmit për planin e menaxhimit për Parkun Kombëtar Mali Sharr, për periudhën 2022-2031. Ky plan është shumë ambicioz dhe ka tetë programe dhe mbi njëqind nën programe, të cilat në veçanti trajtojnë biodiversitetin, florën, faunën me bujqësinë, blegtorinë, pylltarinë dhe të gjitha aktivitet që kanë të bëjnë brenda Parkut Kombëtar.” – tha Drejtori i PKMSH, Ibrahim Dehari.

Dehari thotë se deri tani individë të caktua me mjetet motoristike kanë lëvizur nëpër bjeshkë e deri në majet më të larta të Sharrit, që sipas Deharit ky sport do të ndalohet me qëllim që t’i jepët rehati botës së egër.

“Brenda bjeshkëve siç e dini gjithë kanë lëvizuar, mjete motoristike në gjithë Sharrin por, edhe në majet më të larta, kjo veti sigurisht do të ndalohet nëse jemi te ato të ndaluar do ndalohen. Sigurisht duhet t’i ofrojmë qetësi edhe botës së egër.” – u shpreh Deari.

Dehari më tej shtoi se nuk do lejojë që të ndërtohen hidrocentrale të reja brenda parkut Kombëtar Mali Sharr.

Ai tha se ata ekzistuese do vazhdojnë punën. Porositi shtetin dhe indivitët që duan të ndërtojnë hidrocentrale të orientohen në prodhim të energjisë diellore, por jo me ndërtime të hidrocentraleve të reja në Parkun Kombëtar pasi ata ndikojnë negativisht tek lumejtë dhe bota ujore. (Visar Sadiku, TVM2)