Mickoski: Qytetarët e futur në borxhe rreth 220 milion euro
Kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickovski...

Kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickovski akuzon partinë në pushtet LSDM-në se po keqmenaxhon sektorin energjetik, ndërsa shoqata Aksionare “Elektro Ekonomia” po shënon humbje miliona euro.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së, ShA EEM ka pasur rreth 1 miliard e gjysëm denarë depozita në bankat komerciale të vendit, kurse tani, sipas tij, LSDM ka futur në borxh qytetaret afër 220 milion euro, ndërsa humbjet totale janë rreth 400 milion euro.
“Në vitin 2017 SHA ELEM atëherë, sot SH.A EEM kishte rreth një miliardë e gjysmë depozita në bankat komerciale në Maqedoni, rreth 25 milionë euro dhe rreth 6 milionë euro në llogarinë e kompanisë, gjatë të cilave ishte paguar paga kurse borxhet ishin të miratuara. Vetëm këtë vit nuk do të përmend humbjet në vitin 2020 dhe 2021, të cilat në total arrijnë në rreth 400 milionë euro. Mund të jenë edhe më shumë.”- u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Nikollovski: Kursimi është mbi 98 milion euro
Nga ana tjetër, Dario Nikollovski, anëtar i LSDM-së thotë se menaxhimi i rrymës në vend është i sukseshëm dhe se prodhimi I energjisë elektkrike është rritur për 80%.
“Atë që premtuam - e arritëm! Dimër pa kufizime, pa fatura të larta. EEM nga tetori 2022 deri në fund të 23 marsit, në kushtet e krizës energjetike botërore, AD EEM prodhoi afër 2,7 milionë Mvvh pra 222,131 Mvvh më shumë energji elektrike, në ndryshim nga e njëjta periudhë e vitit 2017, kur skishte asnjë krizë energjetike. Të dhënat e fundit tregojnë se për 15 muaj 400 termocentrale janë në linjë për prodhimin e energjisë elektrike, nga burimet e rinovueshme. Bëhet fjalë për termocentrale të reja nga dielli, të cilët kanë fuqi totale të instaluar prej 191,6 MË, të cilat mund të plotësojnë nevojat e amvisërive me konsum mesatar prej dhjetë qyteteve në vendin tone.” – u shpreh Dario Nikollovski nga LSDM.
Nikollovski shtoi se LSDM do të vazhdoj me zbatimin e masave dhe politikave që forcojnë sektorin energjetik, me qëllim përfundimtar, pavarsinë e plotë energjetike të shtetit. (Sedat Selimi, TVM2)
