Maqedoni

SIMO, do të punësojë 154 shqiptarë

12.02.2015 16:12

Edhe 154 shqiptarë do të punësohen në administratë. Për këtë qëllim, Sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit prej ditës së sotme shpalli konkurs për pranimin e administratorëve të rinj...

Konkursi në fjalë do të jetë i hapur në 7 ditët e ardhshme. 
 
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, për TVM-2 e konfirmoi këtë  konkurs dhe sqaroi se në sektorin e bashkëpunëtorëve të rinj për strategji, planifikim dhe ndjekje do të punësohen 49 nëpunës referentë të pavarur për strategji, planifikim dhe ndjekje, 1 nëpunës dhe 104 referentë të rinj shqiptarë në Sektorin për Strategji, Planifikim dhe Ndjekje. 
 
SIMO, kohë më parë shpalosi edhe punësimin e 150 bashkëpunëtorë të rinj me arsim të lartë dhe 30 referentë më të rinj me shkollë të mesme.
 
Në konkurs tjetër për punësimin edhe të 20 nëpunësve shtetërorë referentë të të rinjve për strategji, planifikim dhe ndjekje, madje edhe në konkursin e paradokohshëm për punësimin e 1600 qytetarëve në “Pyjet e Maqedonisë” ishin tejkaluar barrierat, pasi ishin pranuar qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike. 
 
Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit parasheh që këtë vit të bëjë gjithsej 400 punësime.
 
REXHEP QAMILI