Paratë ruse, Kryemadhi kërcënon me padi civile e kallëzim penal
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se do i drejtohet institucioneve të drejtësisë, lidhur me çështjen e parave ruse për të cilën akuzohet.
Kryemadhi ka deklaruar për mediat shqiptare se këto akuza janë të planifikuara nga kryeministri Edi Rama, për të hequr vëmendjen nga, siç thotë, skandalet e qeverisë, përpara zgjedhjeve të 14 majit.
Ajo tha se sipas të dhanave që ka, rezulton se Rama ka kontraktuar një ekspert izraelit për këtë çështje.
“Ata do të paguajnë mercenarë që të dalin në media dhe të marrin kohë për këtë çështje. Opinioni publik e kupton shumë mirë se çfarë është dhe pse është bërë. Do i drejtohem prokurorisë e gjykatës, edhe me padi civile në lidhje me shpifje. Edhe prokurorisë me kallëzim penal. Para 14 majit janë gati.- ka deklaruar Kryemadhi.
