LSDM, Shkupi po sundohet nga kaosi, Arsovska e paaftë

09.04.2023 14:02

Qyteti i Shkupit për një vit e gjysmë sundohet...

Qyteti i Shkupit për një vit e gjysmë sundohet nga kaosi dhe paaftësia e kryetares Danela Arsovska dhe VMRO-DPMNE, akuzojnë  nga LSDM.

Nga kjo parti, theksojnë se Arsovska ka ndërprerë shumë projekte të rëndësishme, si rindërtimi i Sallës Universale dhe ndërtimi i rrugës Jeseninova dhe urës në bulevardin ASNOM ndërsa projektet e filluara zhvillohen me një dinamikë shumë të ngadalshme.

“Nuk ka projekte dhe zgjidhje të reja, nuk ka punë të mëdha ndërtimore, por për këtë arsye Arsovska dhe VMRO-DPMNE po grinden për tenderë dhe komisione ,për iniciativa populiste për kthimin e monumentit në Qoseto - simbolin e regjimit të Gruevskit. Kështu ndodh kur kryertari është peng i Dimitar Apasiev dhe i së Majtës, Hristijan Mickoski, merr pushtetin në qytet” – tha Vasko Kiçevski nga LSDM.

Për LSDM-në ,VMRO-DPMNE është parti që për 11 vite nuk ka ndryshuar agjë por përkundrazi ,ka kthyer vendin prapa.

VMRO-DPMNE i ka në radhë të fundit nevojat e qytetarëve dhe në radhë të parë interesat e tyre personale dhe afariste.

Arsovska dhe kryetarët e tjerë të Shkupit nga VMRO-DPMNE ,janë kryetarët më të paaftë dhe më të pasuksesshëm ndonjëherë, vlerësojnë nga LSDM. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)