Rritet numri i fëmijëve me autizëm virtuel
Autizmi virtuel është pothuajse i ngjashëm me autizmin e vërtetë...

Autizmi virtuel është pothuajse i ngjashëm me autizmin e vërtetë. Fëmijët me simptoma të autizmit virtuel nuk kanë kontakt në sy, nuk i përgjigjen thirrjes në emër dhe kanë mungesë të socijalizimit.
Psikologia Edina Mici Ademi thotë se ky fenomen është shqetësues dhe vjen si pasojë e neglizhencës së prindërve pa i menduar pasojat, duke ua mundësuar fëmijëve përdorimin e teknologjisë qysh në moshë të hershme.
“Në trajtim që me kohë me punë dhe me këmbënguje edhe nga ana e prindërve edhe nga ana e terapistëve shihet se sa ai fëmijë ka sukses, nëse është autizëm virtuel fëmijët kanë mrri sukses të dukshëm, fillojnë të socijalizohen, kthehen në emër, fillojnë të funksionojnë normal për shkak se truri që vazhdimisht e përdor telefonin qelizat e trurit fillojnë edhe të shkatërrohen, qelizat e trurit janë të vetmet qeliza që nuk riparohen prandaj dhe fëmija fillon e humb koncentrimin, bëhet më agresiv, nuk ka përqëndrim tek ajo çka nodh për rreth dhe normal kjo është shqetësuese” – tha psikologja Edina Mici - Ademi.
Ademi: Prindërit të marrin masa në kohë
Psikologia Ademi thotë se është në rritje numri i fëmijëve me autizëm virtuel dhe apelon prindërit për kujdes të shtuar që t’i evitojnë pasojat në të ardhmen.
“Çdo ditë e më shumë vijnë fëmijë me autizëm virtuel, por edhe fëmijët që kanë pasoja të tjera në të sjellurit në pjesën e sjelljes dhe është shumë alarmante se përvec neve si profesionist por, edhe prindërit duhet të zgjohen dhe të reagojnë që ta marrin jo vetëm të kesh fëmijë është privilegj por, është një përgjegjësi e madhe dhe është një sprovë. Ndoshta të sakrifikojmë rehatin tonë të ulemi gjysëm ose një orë me fëmijën tonë se fëmia që e përdor telefonin është fëmijë që nuk ka aktivitet, nuk ka përkushtim” – u shpreh Edina Mici - Ademi.
Psikologia Edina Mici Ademi potencon se ka metoda të ndryshme që mund t’i përdorim dhe të përkushtohemi me fëmijët si: lexim i ndonjë libri, shetitja në natyrë, lojëra të ndryshme zbavitëse etj., që fëmijët të zhvillohen në mënyrën e duhur. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
