Korridori 8 dhe 10D, OEMVP: Projekt me rëndësi për ekonominë e vendit
Korridori 8 është projekti më i rëndësishëm ekonomik....

Korridori 8 është projekti më i rëndësishëm ekonomik i viteve të fundit thonë nga OEMVP. Nga kjo odë shprehen se janë përkrahës të këtij projekti, duke pasur parasysh faktin që në vendin tonë kryqëzohen dy korridore të më mëdha pan evropiane të atij 10 dhe korridorit 8.
Kjo biznesit do t’i krijonte kushte më të favorshme për t’u zhvilluar dhe për të rritur konkurencën.
“Qasja në Adriatik dhe në Detin e Zi nëpërmjet infrastrukturës moderne natyrisht se e rrit potencën ekonomike të vendit por edhe klimën për investime qoftë vendore dhe të huaja. Vendi ynë ka nevojë për rritje dhe zhvillim të shpejtë ekonomik nëse synon integrim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që institucionet dhe qeveria duhet të tregojnë kapacitet për zbatimin e këtyre projekteve si pjesë e arsyeshmërisë në proceset integruese. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ofron mbështjetje për qeverinë dhe institucionet në këtë drejtim, sepse vlerësimet tona janë që ky projekt është i rëndësishëm në aspektin social, ekonomik por edhe kombëtar”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore.
Nga oda i bëjnë thirrje qeverisë që të mos e neglizhojnë këtë projekt sepse çdo vonesë e saj do të jetë potencial i humbur, por edhe vonesë në zhvillim.
Nuk kemi hapësirë për vonesa më dhe shpresojmë që ky projekt kaq i rëndësishëm për biznesin të mos na zhgënjej sikur projekti i autorrugës Kërçovë – Ohër, por realizimi të ndodhë në kohën e paraparë.
Koordinatorë i aktiviteteve për ndërtimin e koridorit tetë është emruar zëvendës kryemisnitri i parë Artan Grubi. (Ersan Pajaziti, TVM2)
