Katër qytete pa qendër për patent shoferi, autoshkollat dhe kandidatët kërkojnë zgjidhje
Qendra për provim të lejes së vozitjes Ohër...

Qendra për provim të lejes së vozitjes Ohër ka më shumë se një muaj që nuk punon, autoshkollat kërkojnë zgjidhje të problemit. Ka më shumë se një muaj që qendrës së provimeve për lejen e vozitjes në rajonin e Ohrit, që përfshin edhe Strugën, Dibrën dhe Kërçovën, i ka kaluar afati i liçencës për organizimin e provimeve.
Vetëm në qytetin e Strugës, janë rreth 100 kandidatë, të cilët presin të hyjnë në provim. Nga autoshkollat në Strugë thonë se ky është një problem i madh sepse kandidatët po presin që t’i nënshtrohen provimit, ndërsa kjo situatë vë në presion edhe vetë autoshkollat të cilët nuk dine se çfarë përgjigje t’u japin kandidatëve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë ende asnjë informacion se kur fillon me punë Qendra. Autoshkollat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemit.
“Përafrësisht vetëm në qytetin e Strugës ka diku 100 kandidatë të cilët presin për t’iu nënshtruar provimit dhe kjo shkakton pasiguri në rradhë të parë, pastaj ka kandidat të cilëve u skadon edhe çertifikata e mjekut, ka kandidatë të cilët janë përgatitur për të shkuar në provimit por fatkeqësisht nuk mund t’i nënshtrohen provimit, pra kandidati na bën presion ne si autoshkolla kurse ne nuk jemi në gjendje t’i japim përgjigje se kur do të mbahet provimit, pra ndodhemi në terr informativ.” – tha pronari i autoshkollës “Reketa”, Përparim Istrefi.
Kjo situatë u krijon edhe probleme financiare autoshkollave, sepse duke qenë se njerëzit janë të informuar se Qendra për Provime nuk punon, nuk paraqiten në autoshkollë për të mbajtur orët e ushtrimeve.
Ata thonë se nëse vazhdon kjo situatë do të detyrohen t’i lëshojnë prej punë edhe të punësuarit sepse nuk mund të mbulojnë harxhimet.
“Për ne si autishkollë do të ketë probleme edhe me të punësuarit se nëse vazhdon kjo situatë do duhet t’i lëshojmë prej pune, duhet të zgjidhet sa më shpejt sepse edhe popullata është e informuar se nuk ka provim dhe nuk vijnë të mbajnë edhe orët e ushtrimeve, ne si autoshkollë na krijon edhe problem financiar.” – deklaroi Dashmir Selimi nga autoshkolla “Zebra”.
Tenderi për firmën, e cila do të zgjidhet për të organizuar provimet ende nuk është caktuar. Nga autoshkollat thonë se ky tender është problem për shkak se fitohet nga një firmë pa konkurencë, që sjell edhe fitim më të madh dhe interesi është më i madh.
Megjithatë ata thonë se ky është problemi i tyre, ndërsa interesi i autshkollave është që sa më shpejt t’u jepet ndonjë informacion lidhur me këtë.
Zjgatja e këtij problemi është në dëm të autoshkollës por edhe për kandidatëve të cilëve mund t’u kalojë afati për hyrjen në provim e më pas do të duhet të paguajnë sërish për t’u nënshtruar provimit. (Ilmije Zhaku, TVM2)
