ITKSH, promovimi i librave të Shefqet Meko

09.04.2023 16:43

Në Institutin e Trashigimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup....

Në Institutin e Trashigimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup janë promovuar dy vepra të autorit Shefqet Meko.

Veprat e tij, Viza Amerikane dhe Saga përtej Atlantikut. Autori shpjegon histori të ndryshmë të shqiptarëve, ku tentimi i tyre ishte vetëm ikja nga vendet e tyre për të migruar në venden europanie ose në Amerikë dhe krijimi e një miku të fortë siç është SHBA.

“Duhet të jemi më të thëllë mendoj unë, vetë puna e z. Skener Asanit jemi në këtë institut,  bën thirje në këtë thellim në gjykim, vlerësim dhe në bashkëpunim dhe arritje, të projekteve që mund të jenë shumë më të bukura siç i kemi deri më sot. Me pëlqeu shumë ajo idea sepse edhe mua më ngacmoi idea, Boshti i lindjes së largët, i lindjes shqiptare, Selanik-Shkup-Prishtinë është një ide shumë interesante që politikanët nuk e përtypin dot, sepse është shoqëria civile, njeriu i lirë, larg trysnisë partiake” – deklaroi Autori i librave, Shefqet Meko.

“Në mesin tonë po promovohen libra që kanë peshën, jo vetëm letrare historike por kanë peshën shumë të madhe e cila, peshë ngërthen një histori të shqiptarëve gjatë shekullit 19-20 që kemi ardhur deri në ditët e sotme për të pasur një aleat SHBA-në” – deklaroi Kryetari i ITKSH-së, Skender Asani.

“Saga përtej Atlantikut…” është libri i katërt por, romani i parë i autorit Shefqet Meko, i cili ka punuar si gazetar për shumë vite në Tiranë. Ai sjell një histori të jashtëzakonshme, që buron në përditshmërinë e jetës amerikane, duke patur në sfond kujtimet e një intelektuali shqiptar, i cili nuk e ndan vendlindjen e tij nga mendja dhe zemra. (Sedat Selimi, TVM2)