VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI votojnë planet e qytetit të Shkupit
Pas akuzave të LSDM-së për dështim...

Pas akuzave të LSDM-së për dështim dhe keqmenaxhim të qytetit të Shkupit nga Kryetarja Danella Arsovska, reagojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre, të gjitha programet investuese në Këshillin e Qytetit të Shkupit votohen nga këshilltarë të SDSM-së dhe BDI-së.
"Kiçevski duhet të jetë më i informuar, se të gjitha programet investuese pas të cilave fshihen bizneset, në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pa përjashtim, votojnë SDS, BDI dhe të majtët e tij..Dhe kur është fjala për Kicevskin, arsyeja pse ai para gjithë publikut duhet të flasë marrëzi, ndoshta është për faktin se ai është shantazhuar dhe e di se së shpejti do të vijë koha kur do të duhet të përgjigjet për dyshimet e vërteta për prokurimin e sistemit të mesazheve elektronike të POC ,ku ai ishte pjesë e saj" - reagojnë nga VMRO-DPMNE.
