Ndryshimet kushtetuese, Mickovski i vendosur: Është çështje e mbyllur
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është i vendosur se me këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.Thekson se kjo çështje për të është e mbyllur, sikurse ajo për delegimin e antarit të kësaj partie në grupin e punës.
Thekson se ka pasur presione nga ndërkombëtarët që të ndryshojë qëndrimin rreth ndryshime kushtetuese por, ka rezistuar.
"Nëse dikush mendon se me presion do të arrijë diçka me mua, gënjehet, një gjë e tillë nuk do të ndodh.Unë jam i vetëdishëm se kjo do të vazhdojë edhe më tutje. Përsëris se ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë... Modeli maqedonas, mund të jetë model që mund të ketë vetëm konsensus nacional maqedonas. Për këtë çështje, nuk ka konsesnsus. Konsensus kishte kur shiteshte Maqedonia. Ata lëshuan këtë moment, ndërsa tani u propozoj model maqedonas të modifikuar njejt si ai kroat, vend antarë i BE-së." – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kovaçevski: Rruga drejt BE-së, patjetër të vazhdohet
Ndërkohë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbetet në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për eurointegrimet. Në takiminin me qytetarët në Oher, si lideri i LSDM-së, Kovaçevski ka theksuar se rruga drejt BE-së patjetër duhet të vazhdojë.
"LSDM do t’i paraprijë iniciativës për vazhdimin e rrugës drejt Evropës, të bëhën të gjitha reformat e nevojshme dhe ndryshimet kushtetuese të cilat, janë të patjetërsueshme. Rruga drejt Evropës duhet patjetër të vazhojë dhe nuk do të lejojmë të bllokohet nga populizmi i lirë, qëndrimet e nacionalistëve të rrejshëm. Shpresa për ardhëri evropiane është e gjallë."-ka thënë Kovaçevski.
10 prilli është afati i fundit për delegimin e antarëve në grupin e punës për ndryshimet Kushtetuese. Deri më tani VMRO-DPMNE,e Majta,Lidhja demokrate dhe Alternativa kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në grupin e punës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
