Papa bënë thirrje për paqe në Ukrainë
09.04.2023 19:31
Papa Françesku u është drejtuar rusëve....

Papa Françesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës, teksa ka dhënë mesazhin për Pashkët.
“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bie drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha ai.
Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Françesku të paktën dy herë në javë i është referuar Ukrainës dhe popullit ukrainas që i ka quajtur “martirë” dhe po ashtu ka përdorur shprehje, sikurse agresion dhe mizori, kur u është referuar veprimeve të Rusisë.
Ai po ashtu bëri thirrje për dialog mes izraelitëve dhe palestinezëve pas dhunës së fundit.
