Osmani në Gjeorgji nis vizitën si kryesues i OSBE-së
Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nis vizitën në Kaukazin e Jugut. Vizitën katërditore në Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Armeni, Osmani do ta nisë nga Tbilisi.
Në agjendë, ministri Osmani ka takime me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Gjeorgjisë, presidenten Salome Zurabishvili dhe kryeministrin Irakli Garibashvili. Kryesuesi Osmani do t’i përcjellë Gjeorgjisë mesazhin për rëndësinë e rolit të Gjeorgjisë si vend pjesëmarrës i OSBE-së, i cili është vend kyç për iniciativat ndërrajonale dhe porosinë se OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje thelbësore në zbatimin e angazhimeve në tre dimensione, që do të kontribuojë në zbatimin e procesit të reformave të brendshme.
Osmani do të zhvillojë takime në teren me qytetarë nga rajonet e prekura për të mësuar më shumë për sfidat me të cilat ballafaqohen vetë ata.
