Ndryshimet kushtetuese, sot skadon afati për nominimin e përfaqësuesve në grupet e punës
Sot skadon afati për emërimin...

Sot skadon afati i caktuar nga Ministria e Drejtësisë që përmes një shkrese ua dërgoi institucioneve dhe partive politike, për propozimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet në Kushtetutë dhe asnjë nga partitë politike nuk ka propozuar përfaqësuesin e saj.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se nuk do t'i dorëzohet presioneve që po i bëhen atij dhe se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime të Kushtetutës, prandaj nuk do të propozojë përfaqësues në grupin për ndryshime kushtetuese.
Presidenti Stevo Pendarovski konfirmoi se përfaqësues i tij në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është edhe këshilltar i tij juridik.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se emri i përfaqësuesit të Sekretariatit, i cili do të përfshihet në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të përcaktohet dhe do të publikohet më së voni sot. Përveç VMRO -së negativisht ftesës së Ministrisë së Drejtësisë i janë përgjigjur Alternativa, e Majta, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.
