Pajtueshmëria për të pagjeturit, Jeremiq: Serbia do ti kompensojë Kosovës miliona euro

10.04.2023 11:58

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq...

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, e ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për dakordimin e arritur në Ohër për aneksin e zbatimit të propozimit evropian.

Sipas tij,  Serbia do t’i japë Kosovës qindra miliona euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës ndaj viktimave.

“Tashmë është bërë dëm i madh, sepse me këtë Serbia ka hapur rrugën ligjore për pagesën e dëmshpërblimeve për shqiptarët e Kosovës në shuma astronomike. Nëse gjykatat serbe nuk u japin kompensim, është krijuar baza ligjore, sipas deklaratës së pranuar në emër të Serbisë nga drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviq, që ata të kërkojnë dëmshpërblim para gjykatave ndërkombëtare” - ka thënë Jeremiq.