Greqi – Maltë, anija me 400 emigrantë rrezikon fundosjen
10.04.2023 12:38
Një anije me rreth 400 persona në bord...

Një anije me rreth 400 persona në bord në ujërat mes Greqisë dhe Maltës, rrezikon të jetë duke u përmbytur, njofton shërbimi i emergjencës “Alarm Fone”.
Njerëzit në bord janë në panik dhe disa kanë nevojë për kujdes mjekësor, sepse anijes i ka mbaruar karburanti dhe kuverta e poshtme e saj është plot me ujë. Kapiteni është larguar dhe nuk ka “askush që mund të drejtojë varkën”, shkruan “Alarm Fone”.
Së fundmi ka pasur një rritje të numrit të anijeve me emigrantë që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut. Javën e kaluar, 440 emigrantë u shpëtuan pranë Maltës pas një operacioni kompleks 11 orësh në dete të stuhishme nga anija “Geo Barents”.
