Promovohet “ADA”, asistenti i parë digjital, do të jep informata për ndihmat shtetërore
Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata...

Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA”, i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale.
“ADA” do të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe investitorëve të huaj të interesuar 24/7 dhe do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve më të shpeshta në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“ADA”, në fazën e parë, do të ofrojë shërbime në pjesën e ndihmës shtetërore, respektivisht do t’u përgjigjet pyetjeve të investitorëve të interesuar në lidhje me realizimin e tyre për planet investuese në vendin tonë, çfarë lloji dhe vëllimi i ndihmës shtetërore ofrohet nëpërmjet programeve të Qeverisë.
