Botë

Inteligjenca britanike: Rusia shpenzon burime të konsiderueshme për përfitime minimale në Ukrainën lindore

10.04.2023 13:47

Rusia është e “mundur të ketë shtuar sulmet e blinduara” rreth qytetit lindor të Marinka javën e fundit...

Rusia është e “mundur të ketë shtuar sulmet e blinduara” rreth qytetit lindor të Marinka javën e fundit, tha një përditësim i inteligjencës britanike ditën e sotme.
 
Ministria britanike e Mbrojtjes bën me dije se Marinka është luftuar që nga viti 2014 dhe është “shkatërruar kryesisht nga shkëmbimet e artilerisë”.
 
Qyteti është rreth 12 milje në jugperëndim të qytetit Donetsk.
 
“Rusia vazhdon t’i japë një prioritet të lartë operacioneve të burimeve në sektorin më të gjerë të Donetsk”-  thuhet në njoftimin e Ministrisë britanike Mbrojtjes, duke shtuar se Moska po “shpenzon burime të konsiderueshme për përfitime minimale”.