Maqedoni

ShAM dhe ICOMOS: Të mos shkatërrohet trashëgimia kulturore

10.04.2023 14:43

Përfaqësuesit e Shoqatës Arkeologjike të Maqedonisë dhe ICOMOS protestuan para Kuvendit...

Përfaqësuesit e Shoqatës Arkeologjike të Maqedonisë dhe ICOMOS protestuan para Kuvendit duke kërkuar nga deputetët të mos i votojnë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ato pretendojnë se me ndryshimet e tilla shkatërrohet trashëgimia kulturore. Ordançe Petrov nga Shoqata Arkeologjike tha se janë të regjistruara zona arkeologjike në rajon ku janë planifikuar punimet infrastrukturore për korridoret 8 dhe 10. Sipas tij shkatërrimi i vetëdijshëm dhe fshehja e trashëgimisë kulturore është krim.
 
“Nuk duhet të lejoni një inxhinier mbikëqyrës, i cili nuk ka njohuri, arsim, përvojë, e aq më pak kompetencë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të vendosë se çfarë është trashëgimi kulturore. A jeni në dijeni që seksioni Trebenishtë – Strugë – Qafëthan është pjesë e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, nën mbrojtjen e UNESCO-s? A jeni në dijeni se sa ligje dhe konventa ndërkombëtare të ratifikuara në këtë vend do të thyeni duke ngritur dorën “për” këto ndryshime? Zotërinj, shkatërrimi dhe fshehja e qëllimshme e trashëgimisë kulturore është një akt kriminal, i paprecedentë kur përfshin organin më të lartë të shtetit, i cili në fakt duhet të kujdeset për të.”, - u shpreh Ordanqe Petrov.
 
“Me të drejtë jemi të shqetësuar se nëse një ligj i tillë i propozuar pranohet, trashëgimia kulturore do të ekspozohet ndaj rrezikut të shkatërrimit të saj të drejtpërdrejtë dhe humbjes së përhershme, gjë që një vend i qytetëruar dhe një kandidat për anëtarësim në BE nuk mund ta përballojë. Projektet e planifikuara të infrastrukturës duhet të jenë të qëndrueshme dhe nuk duhet të kërcënojnë vlerat që i përkasin komuniteteve dhe të gjithë qytetarëve.”, - theksoi Kristina Biceva nga ICOMOS. 
 
Ata i bëjnë thirrje kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski, dhe institucioneve t'i bashkohen apelit për tërheqjen e ndryshimeve të kontestuara të ligjeve. 
 
REJHANE BUSHI METAJ