Maqedoni
Osmani në Gjeorgji: OSBE përpiqet t’ua përmirësojë jetën
10.04.2023 16:25
OSBE-ja nuk do t’i kursejë përpjekjet për të përmirësuar situatën e njerëzve në Gjeorgji....

OSBE-ja nuk do t’i kursejë përpjekjet për të përmirësuar situatën e njerëzve në Gjeorgji, ka thënë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në Tbilisi, në takim me homologun e tij, Ilia Darçiashvilli. Dialogu ndërkombëtar në Gjenevë dhe Mekanizmi për parandalimin dhe përgjigjen ndaj incidenteve duhet të ruhen si procese demokratike që të shmangen eskalimet e mëtutjeshme, ka theksuar Osmani, si dhe të shërbejnë si metoda vitale për t’u ballafaquar me pasojat e konfliktit të vitit 2008.
“Si udhëheqës përpiqemi për zgjidhje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në konfliktet që prekin vendin tuaj. Qëndrojmë pas përpjekjeve që prodhojnë dinamikë pozitive në përkrahjen e implementimit të plotë masave të dakorduara më herët dhe identifikimin e fushave të reja për angazhim. Kjo përfshin struktura vitale, siç është Dialogu ndërkombëtar në Gjenevë dhe Mekanizmi për parandalimin dhe përgjigjen ndaj incidenteve.”, - deklaroi kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.
Në kontekst të kryesimit me OSBE-në me mesazhin “Fjala është për njerëzit” qytetarëve të Gjeorgjisë të prekur nga konfliktet, Osmani u ka shprehur gatishmërinë e tij për zgjidhje paqësore të situatës, me qëllim që të sigurohen rezultate konkrete. Osmani ka takuar edhe presidenten e Gjerogjisë, Salome Zurabzhvili, ku është biseduar përfshirja e grave në procesin e paqes.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
