Botë

Mitrvicë, rreth 50 minatorë mbetën të ngujuar në Trepçë

10.04.2023 17:26

Rreth 50 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg...

Rreth 50 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës. Por pas 15 orësh ngujim janë nxjerren të gjithë minatorët në minierën e Trepçës të cilët u bllokuan brenda për shkak të prishjes së ashensorit rreth orës 03:00 të mëngjesit.

“Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, edhe përkundër shqetësimeve që kanë pasur për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit të ngujuar 900 metra nën tokë.”, ka thënë për RTK-në Bujar Hashani, drejtor i prodhimit në minierën “Trepça”.