Botë
Obama: militantët e “Shtetit Islamik” do të humbin
12.02.2015 17:51
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se militantët e “Shtetit Islamik” (IS) “do të humbin”...

“Koalicioni ynë është në ofensivë. “Shteti Islamik” do të humbë”- ka thënë Obama në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
Ai dje ka dërguar në kongres planin që autorizon përdorimin e kufizuar të forcave tokësore kundër militantëve të “Shtetit Islamik” për tre vjet.
Obama ka paralajmëruar kundërzvarritje të SHBA-së në një tjetër luftë të zgjatur në terren dhe u ka bërë thirrje ligjvënësve të tregojnë një front të bashkuar.
Shtetet e Bashkuara janë duke kryer sulme ajrore kundër IS-it që nga viti i kaluar, në koalicion me vende të tjera.
