Ndryshimet kushtetuese, Ministria e Drejtësisë pritet të shpall përbërjen e Grupit të Punës

11.04.2023 09:26

Në mesnatë skadoi afati që u është dhënë institucioneve....

Në mesnatë skadoi  afati që u është dhënë institucioneve dhe partive politike për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Ministria e Drejtësisë pritet të shpallë sot përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë.

Në grupin e punës  për ndryshimin e Kushtetutës do të jenë Cvetanka Ivanova nga LSDM, Arbër Ademi nga BDI, deputeti Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët, profesori Aleksandar Spasov, si përfaqësues i zyrës së Presidenti të  Shtetit.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli,  bëri zotim publik se nuk do të marrë pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese nëse si pjesë e propozimit nuk është edhe heqja e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe.

Ai madje tha se as nuk do t’i votojë këto ndryshime pa 20 përqindëshin.

VMRO-DPMNE, Alternativa, E Majta dhe Lidhja  Demokratike njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupin e punës. 

Ministria e Drejtësisë pritet të shpallë sot përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë.

Për VMRO-DPMNE në   themelimi i  këtij grupi punues është në kundërshtim me Kushtetutën.

Pasi të bëhen ndryshimet në Komisionin pranë Ministrisë së Drejtësisë, ato do të kalojnë në debat  publik para komunitetit akademik,  sektorit joqeveritar, komunitetit të biznesit, mediave, që të  njohtohen edhe  qytetarët  dhe më pas procedura parlamentare do të fillojë në Kuvend, në  komision kushtetues dhe i pritet të  kalohen  procedurat që vlejnë për amendamentet kushtetuese ka thënë  Kovaçevski.

Për VMRO-DPMNE në   themelimi i  këtij grupi punues është në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas Nënkryetarit Aleksandar Nikollovski kushtetuta është e qartë, fillimisht duhet të sigurohen  të dy të tretat e votave  për ndryshimin e Kushtetutës, pastaj të formohet një komision kushtetues në Kuvend, dhe jo një grup pune, i cili përgatit draftin e ndryshimeve që kalojnë me 61 deputetë. dhe ai tekst pastaj të shkon në debat publik dhe në fund kalojë  me dy të tretat e votave.