Besimi për vizitë pune në ShBA, takime në OKB, FMN, Bankën Botërore
Ministri i Financave, Fatmir Besimi....

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, nga sot deri më 15 prill 2023 do të jetë për vizitë pune në ShBA, ku do të takohet me përfaqësuesit e lartë në selinë e OKB-së, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë vizitës së punës, ministri do të ketë takime me zëvendëssekretaren e përgjithshme të OKB-së, Amina Mohammed dhe drejtoreshën rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ivana Zhivkoviq, të cilët do të diskutojnë për përkrahjen që vendi merr nga kjo organizatë e rëndësishme ndërkombëtare në arritjen e qëllimeve zhvillimore, zhvillimin e qëndrueshëm, financimin e gjelbër, si dhe udhëzimet për përballimin e sfidave që rezultojnë nga kriza energjetike dhe e çmimeve.
Ministri i Financave, në kuadër të vizitës së punës, do të merr pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington. Besimi do të jetë pjesëmarrës në shumë ngjarje dedikuar ekonomisë globale, zhvillimit ndërkombëtar dhe tregjeve financiare botërore.
