Botë

Tritolet në Tiranë, debat i ashpër në kuvendin shqiptar

12.02.2015 18:14

Në vetëm 48 orë ka shkuar në 6 numri i rasteve me tritol të vendosur në zona të ndryshme të Tiranës...

Kjo ka shkaktuar një debat të ashpër në parlament mes kryeministrit, Edi Rama, paraardhësit të tij, Sali Berisha dhe njërit prej personave të shënjestruar nga kriminelët, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.  
 
Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Rama tha se përdorimi i krimit nga opozita si kryefjalë e debatit në kuvend ka shërbyer si frymëzim për botën e krimit. 
 
Berisha nuk ka hequr dorë nga akuzat drejt qeverisë, duke deklaruar se sulmet janë paralajmërim i botës së krimit ndaj qeverisë, për t’i thënë se ka kaluar vijën e kuqe.
 
Shteti shqiptar u trondit dy ditë më parë kur tre raste me lëndë eksplozive u zbuluan brenda pak orëve, dy prej të cilave ishin në adresë të ministrit të Brendshëm. Ndërsa tre raste të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme.
 
LULJETA NDOKA