Rusi, shpërthen vullkani më aktiv
Një prej vullkaneve më aktive të Rusisë....

Një prej vullkaneve më aktive të Rusisë shpërtheu sot duke lëshuar një re të madhe hiri në qiell, që ngufati disa fshatra. Vullkani Shiveluç mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë.
“Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, tha Danilo Çebrov, drejtor i degës në Kamçatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.
Ekipi i reagimit ndaj vullkanit lëshoi alarm për sektorin e aviacionit dhe tha se “aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë ndikim ndërkombëtar në aeroplanët që fluturojnë në lartësi të ulët”.
Disa shkolla në Kamçatka, rreth 6.800 kilometra në lindje të Moskës u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.
Një prej vullkaneve më të mëdha dhe më aktive të Kamçatkas, Shiveluç, ka pasur mesatarisht 60 shpërthime të fuqishme në 10.000 vjetët e fundit, ndërsa i fundit i intensitetit të madh u regjistrua më 2007.
