Maqedoni
Aksidenti tragjik në Itali, tre ditë zie në Kamenicën Maqedonase
10.04.2023 21:26
Këshilli i Komunës së Kamenicës Maqedonase shpalli tre ditë zie, për shkak të ngjarjes tragjike...

Këshilli i Komunës së Kamenicës Maqedonase shpalli tre ditë zie, për shkak të ngjarjes tragjike, i cili dje ndodhi në rajonin Piemont të Italisë, ku në aksidentin e trafikut jetën e humbën dy banorë të Makedonska Kamenicës.
Këshilli i Komunës së Kamenicës Maqedonase shprehu ngushëllime të thella dhe të sinqerta deri te familjet e djemve të rinj që tragjikisht humbën jetën. Nga atje shtojnë se pas konsultimeve plotësuese me shërbimet në komunë do ta shqyrtojnë mundësinë për aprovim të mjeteve financiare për familjet e viktimave në ngjarjen tragjike. Në aksidentin i cili ndodhi mbrëmë në afërsi të qytetit italian Asti, jetën e humbën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut Z.S. 33 vjeç nga Kamenicës Maqedonase, A.K. 31 vjeç nga fshati Sasa, si dhe V.I. 30 vjeç nga fshati Peklani i Vinicës.
