Maqedoni
Manastir, drejtori i spitalit jep dorëheqje, MSh: Komisioni ka dalë në teren
11.04.2023 15:29
Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit pas vdekjes së foshnjës....

Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim të jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit pas vdekjes së foshnjës së porsalindur nga një nënë 24 vjeçare. Drejtori i Spitalit Klinik – Manastir, Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka dorëzuar në Ministrinë e shëndetësisë dorëheqjen për arsye morale, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Komisioni ka dalë në teren dhe po mbikëqyret përcaktimi i rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur. Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i shëndetësisë qëndroi në spitalin e Manastirit me ç’rast tha se po pritet raporti konkret nga autopsia dhe më pas do të ketë hollësi. Në Manastir qytetarët për ditën e mërkurë në ora 17:00 kanë paralajmëruar protesta, pasi në këtë qytet ndodhen dy raste të rënda me pak se 1 muaj. Ndryshe në klinikën e Manastirit më 22 mars ndërroi jetë 6 vjeçarja, Jana Hristovska, pasi mori infuzonin.
REJHANE BUSHI METAJ
