Manchester City-Bayern, si një finale

11.04.2023 15:31

Si një finale, Manchester City-Bayern është pjata e shijshme e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve...

Si një finale, Manchester City-Bayern është pjata e shijshme e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të kryesuar nga tri skuadra italiane, njëra prej të cilave do të ketë mundësinë konkrete për të shkuar deri në fund. Bayern që mori Tuchelin në vend të Nagelsmann, rifilloi galopimin në Bundesligë.
 
Guardiola po flirton me Ligën e Kampionëve, të cilën ai nuk e ka fituar që nga koha e Messit te Barca, dhe vetë Tuchel i shkaktoi atij një nokaut kur drejtonte Chelsean. Man City është një makinë perfekte që e ka vendosur supergolashënuesin Haaland në një mekanizëm që jep një shfaqje dhe me një skuadër të bollshme që “tallet” me çdo mungesë.