Interi kërkon finalen përmes Benfikës

11.04.2023 15:33

Sonte Interi luan në shtëpinë e Benfikës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve...

Sonte Interi luan në shtëpinë e Benfikës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, një ndeshje në të cilën të dyja skuadrat kërkojnë një shpagim të shpejtë pas dështimeve të fundit në ligë, ndonëse në situata absolutisht të kundërta. Kjo do të jetë përballja e katërt direkte në kompeticionet evropiane, ku portugezët nuk kanë fituar kurrë në tre takimet e mëparshme me zikaltërit(dy humbje dhe një barazim).
 
Benfica, kampione e Evropës në vitet 1961 dhe 1962, ishte një nga surprizat e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve pasi nisi nga raundi i tretë kualifikues. Ata shkuan të pamposhtur për të fituar një grup të vështirë duke përfshirë Paris Saint-Germain dhe Juventus, më pas eliminuan lehtësisht skuadrën belge Club Brugge në raundin e 16-shes.
 
Vetëm Napoli ka shënuar më shumë se 23 golat e tyre, ndërsa asnjë nga çerekfinalistët nuk ka shënuar më pak se 11 golat e Interit.Megjithatë, zikaltërit shpresojnë të kthejnë fatin e tyre në mënyrë që të arrijnë në gjysmëfinale për herë të parë që kur fituan titullin në vitin 2010.