Dorëzohet presidenti i Napolit: Osimhen nuk luan nesër

11.04.2023 15:35

Ditën e mërkurë, më datë 12 prill, Milan do të ndeshet me Napolin për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League....

Ditën e mërkurë, më datë 12 prill, Milan do të ndeshet me Napolin për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.
 
Një lajm i keq për Napolin, pasi Victor Osimhen duket se nuk do të jetë në gjendje të luajë nesër mbrëma kundër kuqezinjve. Të kaltërit e Spallettit do të duhet të bëjnë pa bomberin e tyre kryesor, por edhe pa Rasspadorin. “Për fatin tonë të keq, Osimhen nuk luan në Milano. Shpresojmë ta kemi të gatshëm në datën 18 në ‘Maradona’”.
 
Numri një I Napolit u ka dhënë tifozëve kampan lajmin më të keq të mundshëm vetëm një ditë para takimit mes Milan-it dhe Napolit. klubi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e nigerianit pasi ky i fundit do të jetë pjesë e grupit, i cili do të niset ditën e sotme drejt Milanos. Sipas mediaave italiane fjalën e fundit do ta kenë vetëm mjekët, të cilët nesër në mëngjes do të bëjnë ekzaminimet e fundit dhe vetëm në atë moment do të vendoset nëse nigeriani do të jetë ose jo në fushë.