Maqedoni
Ndryshimet ligjore për Korridorin 8, VMRO, e Majta dhe Popullorja kundër ndryshimeve
11.04.2023 15:43
Disa nga partitë e përfaqësuara në Kuvend kanë paralajmëruar se do të intervenojnë me amendamentet...

Disa nga partitë e përfaqësuara në Kuvend kanë paralajmëruar se do të intervenojnë me amendamentet që t’i pengojnë ndryshimet në 8 ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Kryetari i VMRO-së, Mickoski, tha se me këto ndryshime në vend që të mbrohet interesi shtetëror, po mbrohet interesi i një kompanie. Sipas tij ka shumë paqartësi në marrëveshjen me kompaninë “Bektelenka”, ku njëra ndër to është edhe eksproprijimi i pronave të ndërtuara pa leje.
“Në kontratë dhe në ato ndryshime ligjore kërkohet që objektet pa leje që do të gjenden në trase do të paguhen me çmimet e tregut. Të ndalemi përgjatë gjithë rrugës, pasi askush nuk e di se nga është itinerari, pasi nuk ka projekt le te ndërtojmë të gjithë, pastaj të na paguajnë me çmimin e tregut.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Për partinë e Majta, qeveria ka nënshkruar marrëveshje antikushtetuese, ku parashihet rritje e orarit të punës dhe nëse nuk miratohet kjo dispozitë, shteti duhet të paguajë penale.
“Kemi një situatë ku sillet dispozitë që më parë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me orarin e punës, ku dëshirojnë të rrisin nga 40 në 60 orë pune javore dhe tani po e kthejnë sërish atë dispozitë dhe i dëgjojmë gjoja nëse nuk miratohet shteti, do të paguajë penale.”, - theksoi Borislav Krmov nga e Majta.
Partneri i koalicionit në qeveri, VMRO Partia Popullore thotë se është e papranueshme që pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe fillimit të punimeve të ndryshohen kushtet për punë. Nga kjo parti kërkojnë tërheqjen e zgjidhjeve ligjore.
“Do të pasojnë propozim-ligjet për planin urbanistik dhe ndërtim ku do të veprojmë në mënyrë maksimale me amendamentet, gjegjësisht amendamentet do të jenë drejtim që të shfuqizohen këto propozim-ligje.”, - Ljupço Balkovski nga VMRO Partia Popullore.
Sipas qeverisë pakoja e ligjeve është e nevojshme për kryerje të punimeve në kohë, si dhe të ruhet afati prej 5 viteve.
GAZMEND KURTISHI
