Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Ministria e Drejtësisë publikon emrat

11.04.2023 15:54

Ka kaluar afati për kompletimin e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese....

Ka kaluar afati për kompletimin e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese. Ministria e Drejtësisë publikoi emrat e  anëtarëve të grupit të punës, të propozuar nga partitë dhe institucionet, që do të përgatisë ndryshimet kushtetuese. Në përbërjen e saj janë ekskluzivisht anëtarët e pushtetit. 

Anëtarët e grupit të punës të propozuar nga partitë janë këto:
  • Cvetanka Ivanova – LSDM
  • Arbër Ademi – BDI
  • Ramzi Mehmedi – ASH
  • Sonja Mirakovska –PRSD
  • Nano Ruzhin – PLD
  • Hrista Najdanov – RDM
  • Temelko Risteski – PARTIA E PENSIONISTËVE
  • Rametula Kuqi – PDSH
  • Eran Kurtis – Partia për Lëvizjen e Turqve
  • Beycan Ilyas – Partia Demokratike e Turqve
  • Institucionet i kanë propozuar këto persona. 
  • Aleksandar Spasov – Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Dragan Tilev – Sekretariati për Çështje Evropiane
  • Shpend Sadiki – Ministria e Punëve të Jashtme
 
Deri në fund të javës Ministria e Drejtësisë do t’i bëjë të ditur edhe emrat e ekspertëve që do të jenë pjesë e grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.
 
Pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit. Njëkohësisht do të mbahen dëgjime publike ekspertësh ku ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre.”,thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. 
 
Nga emrat e publikuar shihet qartë se opozita, si nga blloku politik maqedonas, ashtu edhe ai shqiptar, nuk do të marrë pjesë në punën për ndryshimet kushtetuese. Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk do të marrë pjesë në këtë procedurë pa zgjedhje paraprake.
 
“Ne nuk do të marrim pjesë në grupe pune. Në procedurën e mëtutjeshme për hapjen e Kushtetutës nevojiten deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në këtë procedurë për hapjen e Kushtetutës, në këtë përbërje parlamentare pa zgjedhje të mëparshme.”, - theksoi Eli Panova nga VMRO-DPMNE.
 
Ftesa për të marrë pjesë në grupin e punës u refuzua edhe nga Alternativa, BESA dhe e Majta. Nga Besa thonë se nuk kanë problem me përfshirjen e bullgarëve dhe kombeve të tjera në preambulën e Kushtetutës, por se partia do ta mbështeste nëse formulimi "gjuha e folur nga 20 për qind e qytetarëve" zëvendësohet me "gjuhën shqipe".
 
SANIJE DURAKU