Maqedoni

Spasovski takon Valadas në Bruksel, Spasovski: Jemi partnerë të besueshëm

11.04.2023 16:12

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim bilateral me kryetarin e Këshillit të Sindikatave të Policisë së Evropës, Rikardo Valadas. Spasovski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin në partneritet, dhe konfirmoi përkushtimin e MPB-së për vendosjen dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane në operacionet policore. Siç informojnë nga MPB, Spasovski ka pohuar se bashkërisht marrim vendime strategjike, si dhe procedura taktike dhe operacionale, me qëllim krijimin e një shërbimi policor që i shërben realisht qytetarëve dhe garantues i sigurisë.
 
“Në këtë drejtim do të theksoja edhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë me përpjekjet e sindikatave të Këshillit të Policisë së Evropës dhe të gjithë miqve dhe partnerëve që morën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti të ri të rëndësishëm. Jam i bindur se ky dokument do t'i përmbushë pritjet dhe idetë e zyrtarëve policor për punën policore në Evropë. Modeli i propozuar i avancimit të profesionit të policisë është një përgjigje ndaj sfidave moderne të sigurisë. Masat dhe aktivitetet e propozuara që janë të aplikueshme për kushtet në Maqedoninë e Veriut do t'i pranojmë si pjesë e punës së rregullt policore.”, - tha ministri i MPB-së Oliver Spasovski. 
 
Valadas: Do të bashkëpunojmë ngushtë me policinë e RMV
 
Kryetari i Këshillit të Sindikatave Policore të Evropës, Ricardo Valadas, tha se është veçanërisht i kënaqur që sot kanë pasur mundësinë të kenë një takim bilateral me ministrin, Spasovski.
 
“Më paraqet kënaqësi e veçantë, që pata mundësi ta takoj ministrin Spasovski në një takim pune, me të cilin biseduam për shumë tema të ndryshme e në veçanti për rolin e Sindikatave Policore të Evropës dhe mundësia e bashkëpunimit me MPB-në e RMV-së. I theksova ministrit Spasovski se MPB-ja e RMV-së në CESP kanë dhe mund të llogarisin në një partner të vërtetë si në trajnim ashtu edhe në ekspertizë, si dhe në zbatimin e parimeve demokratike në polici dhe në këtë mënyrë garantimin e sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve.”, - deklaroi kryetari i Këshillit të Sindikatave Policore të Evropës, Ricardo Valadas. 
 
Spasovski dhe Valadas pohuan se janë të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin me MPB-në e RMV-së dhe Këshillit të Unioneve Policore Evropiane, me qëllim për të realizuar idealet e Policisë së re evropiane. Të dy bashkëbiseduesit siguruan se do të vazhdojë të jenë partnerë relevant dhe të respektueshëm në organizatat dhe integrimet e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.  
 
FITIM KRYEZIU