Maqedoni

Grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, LSDM adreson kritika VMRO-së dhe së Majtës

11.04.2023 16:25

LSDM kritikon VMRO-DPMNE-në dhe partinë e Majta për mospjesëmarrje në grupet e punës....

LSDM kritikon VMRO-DPMNE-në dhe partinë e Majta për mospjesëmarrje në grupet e punës. Sipas socialdemokratëve dy partitë janë koalicion i destruktivitetit, të cilin do ta luftojnë për të vazhduar jetësimin e interesit nacional, anëtarësimin e vendit në BE.
 
“Për fat të keq, qytetarët shohin se pengmbajtja e Hristijan Mickoskit nga Dimitar Apasiev dhe e Majta e bëri të veten. Mickoski dhe Apasiev hapur janë kundër BE-së dhe ardhmërisë evropiane të vendit dhe qytetarëve të saj. LSDM, si kryesuese e koalicionit proevropian do t’i kundërvihet destruktivitetit, koalicionit të kaosit.”, thonë nga LSDM.
 
Mickoski: Këtë temë e kam mbyllur
 
Për kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, çështjen për grupet e punës e konsideron të mbyllur. E Majta që në start, procesin e vlerëson të dështuar.
 
“Unë këtë temë e kam mbyllur dhe nuk kam çfarë them për këtë çështje.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Kërmov: Procesi i dështuar që në fillim
 
“Më shumë parti u tërhoqën dhe që në start procesi është fiasko. Ne nuk jemi koordinuar dhe nuk jemi marrë vesh midis veti.”, - u shpreh deputeti i së Majtës, Borisllav Kërmov.
 
Përpos VMRO-së dhe partisë e Majta, grupeve të punës për ndryshimet kushtetuese ia ka kthyer kurrizin edhe Alternativa e Afrim Gashit dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit. 
 
MERAL ISMAILI