Botë

Tiranë, atentat ndaj kryetarit të PD-së, Shkodër

11.04.2023 16:40

Tre ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, një atentat iu bë kryetarit të PD-së në Vaun e Dejës në Shkodër....

Tre ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, një atentat iu bë kryetarit të PD-së në Vaun e Dejës në Shkodër.
 
Berndard Ndreca bashkë me nënën po niseshin për rrugë, kur makina u shpërtheu në oborrin e shtëpisë, fatmirësisht pa pasoja në jetët e tyre. Ndreca deklaroi se nuk ka konflikte, ndërsa atentatin e lidh me funksionin politik.
 
 “Të distancohet policia nga politika, lëreni njerëzit të lirë të votojnë, të lënë presionet se vullneti i njerëzve nuk ndryshohet, s’munden me e mbajt një bashki me presione.”, - deklaroi  Benard Ndreca. 
 
Kryetari i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha, e quajti sulm politik atentatin ndaj demokratit Ndreca, duke e drejtuar gishtin nga Edi Rama. 
 
“Përpjekje për të frikësuar opozitën në prag të zgjedhjeve e konsideroi edhe aleati i Berishës, Ilir Meta.”, - theksoi kryetari i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha. 
 
Lidhur me atentatin ndaj Ndrecës, reagoi edhe presidenti, Bajram Begaj.
 
Kreu i shtetit tha se dënon aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu teksa i kërkon institucioneve të identifikojnë përgjegjësitë.
Më 14 maj në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale, ku PS pretendon të marrë shumicën, ndërsa opozita shkon më e përçarë së kurrë, pas ndarjes së PD-së në dy kampe.
 
LULJETA NDOKA