Maqedoni
Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi konstaton diskriminim për fermerët femra
11.04.2023 17:00
Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar trajtim të pabarabartë të fermerëve...

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar trajtim të pabarabartë të fermerëve femra në ushtrimin e të drejtës për pushim të paguar të lehonisë, por edhe të fermerëve femra në ushtrimin e të drejtës për pushim mjekësor të paguar. Në bazë të diskriminimit të konstatuar, Komisioni rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë që të hartojë dhe të iniciojë ndryshime dhe plotësime përkatëse në Ligjin për sigurime shëndetësore, me të cilat do të eliminohet ky trajtim i pabarabartë i fermerëve të regjistruar.
“Propozojmë që të sigurohet 9 apo 15 muaj pas lindjes së dy apo tre fëmijëve, pushim të lindjes të paguar për fermerë individual në lartësi të rrogën minimale.”, - deklaroi Marina Toshevska nga “LAG AGRO LIDER”.
“Ligji për sigurimet shëndetësore i parasheh fermerët individual si persona me sigurim shëndetësor të detyrueshëm. Ata ushtrojnë të drejtat elementare për shërbimet shëndetësore, por jo të drejtat për kompensime, në mënyrë të barabartë me personat e tjerë të siguruar.”, - theksoi Anastasija Muratovska nga Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen e diskriminimit.
Këto ndryshime ligjore i përkrahin edhe deputetet, Maja Moraçanin nga RDM dhe Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi. Nëse Ministria e Shëndetësisë nuk punon për zgjidhjen ligjore, atëherë ata në Kuvend do të dorëzojnë propozim ndryshimet ligjore.
“Do të dorëzojë kësi lloj propozim-ligji për ndryshime ligjore në ligjin për sigurim shëndetësor, me të cilin do t’u japim këto të drejta fermerëve individual.”, - u shpreh deputetja e RDM-së, Maja Moraçanin.
“Të gjitha këto ndryshime që duhet t’i bëjmë, duhet të bëhen seriozisht, që do të thotë të aktivizohet çështja në të gjitha bazat. Të përfshihen të gjitha komisionet që punojnë në këtë problematikë, të gjithë bashkërisht të diskutojnë dhe të bëhen vendime ligjore, të cilat do të jenë të sinkronizuara në benefit të të drejtave njerëzore të barabarta.”, - theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi.
Ministria e Shëndetësisë duhet të zbatojë rekomandimin e Komisionit për ndryshime dhe plotësime ligjore brenda 60 ditëve nga marrja e tij. Rekomandimi është përpiluar më 2 mars 2023 dhe thotë se nëse Ministria nuk vepron në përputhje me rrethanat, KPMD do të paraqesë kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente.
ERSAN PAJAZITI
