Botë

Hagë, dëshmitarja e parë intervistohet në seancë private

11.04.2023 17:22

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë nisur procesin e paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale...

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë nisur procesin e paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
 
Dëshmitarja e parë e Prokurorisë po intervistohet në seancë private. Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua. Por që kjo seancë kaloi në private. Prokuroria ka kërkuar që të pranohen si prova- materiale shtesë. Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë.
 
Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren. Dëshmitarja e parë tha se është intervistuar në Prishtinë. Seanca po vazhdon në përmbajtje të redaktuar.