Maqedoni
Rasti “Llaskarc”, seanca gjyqësore shtyhet për më 20 prill
11.04.2023 17:45
Seanca gjyqësore për rastin “Llaskarc” është shtyrë për më 20 prill të vitit 2023...

Seanca gjyqësore për rastin “Llaskarc” është shtyrë për më 20 prill të vitit 2023. Rasti ende është në procedurë të dëshmive dhe në seancën e sotme duhej të vazhdojë me marrjen në pyetje të ekspertit të katërt i cili ka punuar për superekspertizën, por mëngjesin e sotëm është marrë njoftimi se një nga anëtarët e këshillit gjykues është në trajtim spitalor.
Për arsyen e shtyrjes së seancës së sotme, mediat u informuan në mënyrë shtesë nga Zyra për Marrëdhënie me Opinionin e Gjykatës Penale. Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Darko Jakimovski. Rasti po zhvillohet kundër gjashtë personave.
Pronari i “Durmo tus”, Durmish Beluli, përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski, ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa, tre të punësuarit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, ngarkohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtëAksidenti me autobusit ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 në afërsi të fshatit Laskarcë, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë.
REJHANE BUSHI METAJ
