Maqedoni

ASh: Besa dhe Alternativa nën kontrollë të VMRO-së

11.04.2023 19:27

Aleanca për Shqiptarët e ka quajtur skandaloz dhe dyftyrësi përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve...

Aleanca për Shqiptarët e ka quajtur skandaloz dhe dyftyrësi përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve, vendimin e Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin e punuës për ndryshimet kushtetuese.  
 
“Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet. Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në. Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe agjendës anti-evropiane.”, thuhet në reagimin e ASH-së.